Partia Socialiste ka bërë publike propozimin e saj për Reformën e re Territoriale, ku parashikohet riorganizimi i disa njësive vendore në vend.
Sipas draftit të propozuar nga PS, 15 bashki pritet të shkrihen, duke e mbajtur numrin total të bashkive në 61.
Bashkitë që përfshihen në propozimin për shkrirje janë: Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas.

Një nga pikat më të diskutuara është bashkimi i Prrenjasit me Librazhdin, vendim që vjen pavarësisht kundërshtimeve dhe protestave të zhvilluara së fundmi nga banorë të zonës.
Krahas listës së bashkive që preken nga reforma, Partia Socialiste ka publikuar edhe hartën e propozuar për ndarjen e re administrative territoriale të qarqeve në Shqipëri.

