Dy automjete të parkuara në lagjen “10 Korriku” në Shkodër u përfshinë nga flakët herët në mëngjes, njofton policia lokale.

Sipas informacionit paraprak, mjetet ishin të parkuara në rrugë, njëri në pronësi të 42-vjeçarit Z. K., ndërsa tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Informacion paraprak

Rreth orëve të para të mëngjesit, në lagjen “10 Korriku”, ka rënë zjarr në dy automjete të parkuara në rrugë, njëri prej tyre në pronësi të shtetasit Z. K., 42 vjeç, tjetri në përdorim nga shtetasi A. D., 50 vjeç.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.