Një autobus në pronësi të një qytetari nga Tirana është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Kukësit. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht, përmes hedhjes së një sasie lënde djegëse, benzinë.
Autobusi ishte në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Kukësit për veprime të mëtejshme.