Një automjet tip “Ford” është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të shtune, teksa ndodhej në tunelin panoramik në aksin Elbasan-Tiranë.

Zjarri ka shkaktuar alarm, ndërsa në vendngjarje janë nisur menjëherë shërbimet zjarrfikëse të Elbasanit, të pozicionuara pranë fshatit Bradashesh.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij.

Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e rënies së zjarrit në automjet mbeten ende të paqarta dhe pritet të përcaktohen pas verifikimeve nga autoritetet.