Një automjet është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në fshatin Ravonik, në qarkun e Korçës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 01:00, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Si pasojë e flakëve, automjeti është djegur pothuajse plotësisht, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, Policia në Korçë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.
