Një lokal në rrugën ‘Perlat Rexhepi’, në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë është përfshirë nga flakët mesditën e sotme duke u shkrumbuar tërësisht.
Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur brenda një kohe të shkurtër në vendngjarje, duke ndërhyrë për të shuar flakët brenda lokalit, nga i cili duket se nuk ka mbetur asgjë dhe dëmet materiale janë shumë të mëdha, por fatmirësisht nuk pati të lënduar në njerëz.
Zjarri ka sjellë panik te banorët e pallatit shumëkatësh, në katin e parë të cilit ndodhej edhe lokali në fjalë.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve te zjarrit.
23 maj 2013 (gazeta-Shqip.com)