Është përfshirë nga flakët një banesë në lagjen “Haxhiaj” të njësisë administrative Gjegjan, në Pukë.
Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se për shkak të terrenit të vështirë dhe largësisë nga qendra e bashkisë, ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës ka qenë e vështirë.
Si pasojë e zjarrit është djegur plotësisht banesa e familjes Ndoj. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithatë 5 anëtarët e familjes kanë mbetur pa strehë.
Gjithashtu mësohet se, paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

