Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik. Sipas informacionit paraprak të Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10, kur automjeti që drejtohej nga shtetasi D. L., 61 vjeç, ka marrë flakë gjatë lëvizjes. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e rastit.
