Një zjarr ka përfshirë një banesë në katin e shtatë të një pallati në qytetin e Fierit, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Flakët janë vënë re fillimisht nga banorët e pallatit, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës. Brenda pak minutash, dy automjete zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje dhe ndërhynë për fikjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e tij në pjesë të tjera të ndërtesës.

Si pasojë e flakëve, janë dëmtuar disa orendi shtëpiake, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një sobë gatimi e lënë ndezur, por autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.