Një banesë e pabanuar është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne në Levan.

Bëhet fjalë për banesën në pronësi të familjes Sulejmani, e cila dyshohet se është përfshirë nga zjarri si pasojë e një shkëndije elektrike.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrës.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Kjo është hera e dytë që familja Sulejmani përballet me një incident të tillë brenda pak ditësh. Më herët, një zjarr i rënë në Levan përfshiu dhe dogji punishten e mobilerisë në pronësi të Bajram Sulejmanit.