Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje ka shpërthyer në flakë këtë pasdite, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.
Policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, duke u përpjekur të shuajnë flakët që po përhapen me shpejtësi, kryesisht për shkak të materialeve akrelik në brendësi, të cilat e bëjnë zjarri të vështirë për t’u kontrolluar.
Ndërhyrja e zjarrfikësve po kryhet nga çatia dhe hyrja kryesore, duke çarë muret për të lejuar daljen e ajrit nga dhomat e brendshme. Fatmirësisht, në banesë nuk kishte persona gjatë shpërthimit të zjarrit, megjithatë banorët po bëjnë çmos për të nxjerrë sendet e mundshme nga brenda.
Për arsye sigurie, energjia elektrike është ndërprerë në zonë, ndërsa forcat e rendit dhe zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të vënë nën kontroll situatën. T