Një bar në zonën fundore të Lungomares në Vlorë u përfshi nga flakët gjatë orëve të mbrëmjes. Ambienti ishte kryesisht i ndërtuar me materiale drusore, çka favorizoi përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Flakët u përhapën me intensitet brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forcat e zjarrfikëses, të cilat arritën të izolojnë flakët dhe të parandalojnë përhapjen më tej.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale konsiderohen të mëdha. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta dhe hetimet pritet të zbardhin plotësisht ngjarjen.

Policia ka nisur procedurat për dokumentimin e plotë të rastit, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie.