Një automjet është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në rrugën që të çon në Kaninë, në Vlorë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka nisur teksa mjeti ishte në ecje dhe ka shkrumbuar plotësisht mjetin. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Shërbimit Zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e rrezikut. Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka hspëtuar pa lëndime. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik, i lidhur me mbinxehjen e automjetit.
