Rreth orës 02:00 të mëngjesit, në banesën e shtetasit M. L., 64 vjeç, në fshatin Sanxhak, Laç, ka shpërthyer një zjarr. Dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë pakujdesia gjatë përdorimit të një bombole gazi për gatim.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për të përcaktuar më tej shkakun e plotë të zjarrit dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Dëmtohet një pjesë e pasurisë, por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Materialet procedurale janë dorëzuar në Prokurorinë e Lezhës për hetime të mëtejshme dhe për të marrë masat përkatëse ligjore.
