Një makinë është shkrumbuar gjatë natës në Vlorë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar nëse zjarri është vendosur qëllimisht.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në lagjen “24 Maji”, ku automjeti në pronësi të Silvana Nikajt ndodhej i parkuar në momentin kur shpërthyen flakët.
Zjarri u përhap me shpejtësi duke përfshirë të gjithë mjetin dhe duke i shkaktuar dëme të konsiderueshme. Nga të dhënat e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar.
Një nga pistat që po shqyrtohet nga policia është ajo e një zjarrvënieje të qëllimshme, megjithëse shkaku i ngjarjes mbetet ende për t’u përcaktuar nga hetimet.
Për të rindërtuar dinamikën dhe për të identifikuar persona të mundshëm të përfshirë, grupi hetimor po mbledh prova dhe po analizon regjistrimet e kamerave të sigurisë në zonë. Në verifikim janë pamjet e kamerave të bizneseve dhe banesave pranë vendit ku ishte parkuar automjeti.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkakun e zjarrit dhe rrethanat e plota të ngjarjes.
