Reforma administrative-territoriale është pjesë e programit qeverisës të socialistëve për katër vitet e ardhshme.
Socialistët planifikojnë të ngrenë komision të posaçëm parlamentar për të nisur nga puna analitike, duke reflektuar ndryshimet demografike.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, tha mbrëmë në “Top Story” se para vitit 2027, kur vendi do të mbajë zgjedhjet lokale, do të ketë ‘shkrirje’ të bashkive.
“Ka bashki që nuk e justifikojnë të qenit bashki. Duhet ta bëjmë këtë para zgjedhjeve të ardhshme lokale, që janë në pranverën e viti 2027”, tha Blendi Klosi.