Lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmjen e së martës edhe në qarkun e Kukësit.

Sipas të dhënave paraprake, tërmeti e kishte epiqendrën në zonën e Peskovës në Maqedoninë e Veriut dhe kishte magnitudë 4.8 ballë.

Edhe pse goditja ishte jashtë territorit shqiptar, lëkundjet janë ndjerë në disa zona të Kosovës dhe në Kukës, duke shkaktuar shqetësim te banorët, por pa raportime për dëme deri më tani.