Apeli i Posaçëm ka liruar nga qelia ish-kryeprokurorin e Vlorës Aurel Zarka, i cili ndodhej në burg që prej qershorit të vitit 2024. Vendimi u dha nga gjyqtari Florjan Kalaja, i cili pasi dëgjoi avokatin mbrojtës të Zarkës dhe prokurorin e çështjes, që kërkuan lirimin e tij nga qelia, vendosi të pranojë kërkesën.
Zarka u dënua me 4 vite burg për “korrupsion” dhe “ndikim të paligjshëm” në çështjen e njohur si Toyota Yaris, dënim që u reduktua në 2 vite e 8 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar. Hetimi për dosjen e njohur si “Toyota Auris”, u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit, në qershor të vitit 2018, të 3.4 milionë eurove ‘cash’ të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.
Dosja “Toyota Yaris” lidhet me bllokimin e bujshëm të 3.4 milionë eurove në qershor të vitit 2018 në portin e Durrësit, një dosje që u hetua fillimisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për pastrim parash, por pas disa piruetave procedurale u transferua në Prokurorinë e Tiranës dhe u mbyll me akuzën e “mosdeklarimit të të hollave në kufi”.
