Një tragjedi është shmangur në Nova Siri Scalo, Itali, ku një burrë me origjinë shqiptare sulmoi dhe qëlloi me thikë gruan e tij përpara shkollës ku ndodheshin fëmijët e tyre adoleshentë. Siç raportojnë mediat italiane, autori goditi fillimisht gruan në qafë, por fatmirësisht, plaga ishte vetëm e lehtë dhe ajo u përpoq të mbrohej me duar.
44-vjeçari tani mund të përballet me akuza për tentativë vrasjeje. Pas sulmit, gruaja u dërgua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore nga dëshmitarët që ndodheshin të pranishëm. Ajo pësoi plagë të thikës në duar dhe krahë dhe u shtrua në spitalin “Giovanni Paolo II” në Policoro, por pas disa ajo doli nga spitali.
Sulmuesi, i cili kishte udhëtuar nga Prato për të takuar gruan, u largua pas ngjarjes, por tentativa e tij zgjati vetëm disa orë. Hetuesit pohojnë se burri kishte pritur që gruaja të linte fëmijën në shkollë, më pas e sulmoi fillimisht me fjalë dhe më pas me thikë. Për fat të mirë, ngjarja ndodhi pa praninë e fëmijës ose të nxënësve të tjerë të shkollës. Burri u ndalua nga forcat e rendit, ku është marrë në pyetje lidhur me ngjarjen dhe motivin e sulmit. Nga dëshmia e autorit dhe hetimet paraprake, rezulton se sulmi kishte si bazë konflikte të mëparshme familjare.


