Një zjarr i rënë mesditën e sotme ka rrezikuar djegien e një banesë në fshatin Gjatë të Lushnjes.
Familjarët kanë qenë duke pushuar në orar dreke dhe janë njoftuar nga komshinjtë se në oborrin e banesës po digjeshin kavaletat me bar të thatë dhe ushqim për bagëtitë. Zjarri ka qenë i shpejtë dhe i ndihmuar nga temperaturat e larta, ndërkohë që ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve të Lushnjes ka shmangur djegien e banesës. Kavaletat me ushqim për bagëtinë janë djegur totalisht por fatmirësisht zjarri është izoluar nga zjarrfikësit për të mos shkuar në banesë dhe banesat përreth.
Sipas zjarrfikësve në vendngjarje dyshohet për një zjarr aksidental pasi nuk raportohet për shkëndija elektrike nga kabujt.
