Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Skelës, në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, por pas përplasjes drejtuesit e mjeteve janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë efektivët e Policisë së Vlorës, të cilët kanë shoqëruar personat e përfshirë në Komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe marrjen e veprimeve procedurale.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)