Një aksident është regjistruar ditën e sotme në aksin Milot-Rrshen, ku një automjet ka dalë nga rruga. Mësohet se drejtuesi i automjetit është një 25-vjeçar, i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe nuk ka mundur të shmangë daljen nga rruga.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i automjetit dhe një pasagjere, të cilët po marrin mjekimet e nevojshme dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.