Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi shoferin e dehur që shkaktoi vdekjen e dy fëmijëve në Durrës si “një terrorist i votave” dhe një “patronazhist të poshtër” gjatë fjalës së tij në Kuvend.
Berisha kritikoi ashpër mënyrën si funksionon drejtësia dhe lidhjet e politikës me individë të tillë:
“Të dalësh këtu dhe të flasësh për reformën në drejtësi, kur i përdorët 83 mandatet si thika krimi, nuk ka hipokrizi më të madhe se kaq. Janë patronazhistë të poshtër që terrorizojnë qytetarët për pushtetin e krimit. Ai duhet arrestuar 10 herë, por nuk është arrestuar asnjëherë sepse ishte terrorist i votave. Nuk ka të fortë që s’e bën dot zap policia, por ka polici të bërë zap nga të fortët e partisë,” tha Berisha, duke kërkuar përgjegjësi të menjëhershme ndaj shkelësve të ligjit.
