Një aksident tragjik ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Janaq Kilica” në Elbasan, ku një automjet doli nga rruga dhe përplasi një pemë, duke shkaktuar vdekjen e një pasagjeri.

Blutë arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, 26-vjeçarin R. R., i cili rezultoi se ndodhej në gjendje të dehur gjatë ngjarjes.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Nehat Uruçi, 21 vjeç, i cili ishte pasagjer në automjet. Drejtuesi i mjetit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht shkaqet e aksidentit.