Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në mesnatë në qytetin e Korçës. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se një shofere ka humbur kontrollin e makinës së saj, duke u përplasur me një tjetër makinë të parkuar. Si pasojë e përplasjes të dy automjetet janë përfshirë nga flakët.

Sipas njoftimit të policisë, e plagosur ka mbetur shoferja, e cila u transportua për në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 12.08.2023, rreth orës 23:25, në lagjen nr. 4, Korçë, shtetasja M. Ç., duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin kantinë tip “Benz”, të parkuar në rrugë. Si pasojë e përplasjes, të dyja automjetet kanë marrë zjarr. Shërbimet e zjarrfikëses në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit.

Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Ç., u dërgua për ndihmë mjekësore në spitalin e Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.