Avokati Gylsen Zhllima ishte i ftuar sot në emisionin “Braking” në Top News, ku bëri një deklaratë të fortë në lidhje me kryeministrin Edi rama.

Zhllima u ndal tek një avion turk që ka ardhur në Shqipëri dhe që do paguhet nga Shqiptarët. Sipas avokatit, ky avion mund të shërbejë për arratisjen e kryeministrit në rast se do i duhet  të përballet me drejtësinë. Avokati shkoi dhe më tej teksa e cilësoi presidentin turk Erdogan si “mentorin” e Ramës.

“Mos harrojmë se në Shqipëri ka ardhur një avion turk dhe ne do ta paguajmë këtë avion.  që shtrohet është nëse ky avion do jetë për qytetarët apo për Edi Ramën? Unë thjesht do uroja që Rama të mos arratiset sepse arratisja nuk është gjë e mirë. Por masat merren dhe unë uroj që masat të jenë në favor të interesit të shtetit. Rama mund të arratiset me dhuratën e mentorit të tij ndërkombëtar. Pavarësisht që nuk e shfaq, jam i bindur që Erdogan është personi që i ka dhënë disa mendime apo këshilla dhe Rama po i vë në zbatim ato tani. Politika e Turqisë me atë shqiptare kanë funksionuar pothuajse njësoj. Në 2026, Rama do pretendojë të bëhet President, me kompetencat e kryeministrit dhe një kryeministër ta kemi një kukull siç kemi sot presidentin.”- tha avokati.