Një i mitur është shpallur në kërkim në Has, pasi është larguar nga shtëpia duke marrë pa leje dhe makinën e të aatit. Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij, teksa ende nuk dihen detaje në lidhje me arsyet e largimit të të miturit. Rrezik është dhe fakti që ai po drejton automjetin.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 05.01.2026, në Komisariatin e Policisë Has, kanë bërë kallëzim familjarët e një shtetasi të mitur, 14 vjeç, banues në Has, se i mituri ka marrë pa leje automjetin e babait të tij dhe është larguar nga banesa.
U bë shpallja në kërkim e 14-vjeçarit, ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për gjetjen e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës.



