Një edukatore kopshti është shpallur në kërkim në Tiranë, pasi dyhsoeht se ka keqtrajtuar një të mitur.

Mësohet se edukatorja është një 46-vjeçare, e cila është denoncuar nga babai i fëmijës, me arsyetimin se ajo e ka keqtrajtuar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”-njofton policia.