Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur ngushëllimet e tij pas vdekjes së këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi.
Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka theksuar se humbja e Shpat Kasapit është një ngjarje e dhimbshme për muzikën. Ai shkruan se, “Një yll u shua, por la plot dritë,” duke nënvizuar ndikimin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që Kasapi ka pasur në muzikën shqiptare.
Shpat Kasapi, një nga këngëtarët më të dashur të skenës shqiptare, ishte i njohur për zërin e tij të veçantë dhe për repertorin e tij të pasur, i cili ka lënë një shenjë të thellë tek adhuruesit e muzikës.
“Një yll u shua, por la plot dritë! Miq, dielli perëndoi përgjithonë për Shpat Kasapin, njërin nga yjet më të shndritshëm të këngës, muzikës pop të kombit. Ai nga skena e kocertit fluturoi në qiell, por la mbrama dritë të pashuar që do ndriçojë gjithmonë. Ngushëllimet më të ndjera familjes, të afërmve, miqve dhe fansave të tij të panumërt. Shpirti dritë. Amin.”, shprehet Berisha.
