Ditën e sotme është arrestuar nga policia 46 vjeçari Astrit Deliu i cili shpërndante doza të ndryshme kokaine nëpër Tiranë. Policia gjeti në çantën e tij një sasi të konsiderueshme dozash kokaine, si dhe një pistoletë “Bereta”.
Operacioni ka qenë i përqëndruar në Tiranë, ku kemi mbi 70 persona të arrestuar. Gjithashtu dyshohet se 46-vjeçari kishte 20 vite që ishte drejtues i një grupi të vjetër kriminal të shpërndarjes së drogës, ndërsa aktivitetin e zhvillonte në rrugën “Myslym Keta” në zonën e Tufinës.
Kujtojmë se deri tani operacioni mbarëkombëtar i organizuar nga policia ka çuar pas hekurave 273 shtetas, nga 299 masa të dhëna. Ndër të tjera janë ushtruar 306 kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme, ndërsa janë shpallur në kërkim 26 persona.
