Policia arreston në Delvinë për “Shpërdorim detyre”, ish-noterin Shkëlqim Haxhi, 56 vjeç, banues në fshatin Bamatat. Policia ka bërë arrestimin e këtij personi në bazë të një procedimi penal të filluar 1 vit më parë, ku ka rezultuar se shtetasi Shkëlqim Haxhi, në kohën kur punonte si noter pranë një zyre noteriale në Delvinë, dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke falsifikuar dokumente me qëllim përfitimi vetjak. Për veprën penale që ka kryer, ai është dënuar me 4 muaj burg.
28 korrik 2016 (gazeta-Shqip.com)