Tetë shqiptarë të cilët ishin pjesë e një rrjeti të organizuar të trafikimit të drogës, janë arrestuar në Francë.
Ata shpërndanin lëndë narkotike, e cila porositej nga klientët përmes rrjeteve sociale. Shqiptarët e arrestuar u përkasin moshave midis 22 dhe 32 vjeç. Shqiptarët akuzohen për blerjen dhe shitjen e lëndëve narkotike përfshirë kokainën dhe heroinën, si dhe për posedim armësh.
Mediat franceze shkruajnë se gjatë kontrollit në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan dhjetëra mijëra euro dhe franga zvicerane. Ata përdorinin automjete të shumta, të cilat ndërroheshin për të fshehur lëvizjet e tyre të përditshme.



