Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Elbasan ka nisur shpërndarja e librave falas në çdo shkollë.

Diku të mirëmbajtura e diku më pak, prindërit në masë kanë nxituar të përfitojnë nga kjo lehtësi e ofruar, por ndërkohë, sipas buxheteve, ndajnë mendime të ndryshme mbi koston e materialeve të tjera shkollore

Në Elbasan do të ulen në bankat e shkollës rreth 15 mijë nxënës, 1200 prej të cilëve në klasat e para.

Kjo është java e fundit e përgatitjeve në çdo familje e cila është kujdesur që në buxhetin e shtatorit të planifikojë të gjitha shpenzimet e shkollimit të fëmijëve.

Top Channel