Një pako e dyshimtë e gjetur poshtë një automjeti të parkuar në lagjen “Pjetër Budi” në Mat, ngriti në alarm autoritetet. Menjëherë zona u rrethua nga forca të policisë, duke u vendosur edhe perimetri i sigurisë. Dyshimet e para ishin se në pako ndodhej lëndë plasëse. Forcat Xheniere u angazhuan menjëherë lidhur me këtë ngjarje.
Tashmë është bërë edhe shpërthimi i kontrolluar dhe nga informacionet e deritanishme dyshohet se nuk kemi të bëjmë me lëndë plasëse, megjithatë mbetet që të konfirmohet edhe nga autoritetet pas hetimeve të hollësishme. Nga ana tjetër pronari i mjetit, Edmond Pasha, i cili kishte konstatuar pakon e dyshimtë, ishte vetë ai që më pas ka njoftuar policinë.
Në dëshminë e tij ai ka thënë se nuk ka pasur konflikte dhe gjithashtu nga informacionet ka rezultuar se nuk ka precedentë penale.




