Një shpërthim bombole gazi ka ndodhur në banesën e shtetasit M. M. në fshatin Maliq rreth orës 11:00 të mëngjesit. Si pasojë e shpërthimit, tre pjesëtarë të familjes kanë pësuar lëndime dhe janë transportuar menjëherë për në spitalin e Korçës.

Aktualisht, ata po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij incidenti. Autoritetet po punojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit dhe për të siguruar informacionet e nevojshme.