Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në Leskovik, duke lënë të plagosur një 67-vjeçar. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:00, në shtëpinë e shtetasit Dh. N., ku dyshohet se bombola, e përdorur për gatim, shpërtheu papritur.

I moshuari u dërgua menjëherë për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e incidentit.