Deputeti socialist Erion Braçe ka propozuar një amendament që ashpërson ndëshkimin për personat që shesin duhan ose cigare elektronike të miturve.
Sipas amendamentit, shitja e duhanit dhe e cigareve elektronike personave nën 18 vjeç, pasi më parë janë marrë masa administrative ndaj tyre, do të konsiderohet kundërvajtje penale dhe mund të dënohet me gjobë deri në 500.000 lekë ose me burgim nga 6 muaj deri në 1 vit.
“Kur nga kjo vjen dëmtimi i rëndë i shëndetit të të miturit, dënimi të jetë nga 4 deri në 8 vjet burgim, ndërsa kur kjo sjell si pasojë vdekjen e të miturit, dënimi duhet të jetë nga 8 deri në 16 vjet burgim.”, propozon Braçe.
Propozimet do të votohen në fund të seancës plenare, së bashku me ndryshimet e tjera në Kodin Penal.
