Me fishekzjarre, ovacione dhe brohoritje është pritur rezultati i referendumit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha është rikonfirmuar në krye të PD-së për një mandat tjetër.

Pas mbylljes së procesit të votimit dhe nisjes së numërimit, mbështetësit demokratë janë mbledhur pranë selisë blu dhe në disa degë në rrethe, duke festuar rezultatin në favor të Berishës.

Sipas raportimeve nga degët e PD-së, Sali Berisha ka marrë mbi 90% të votave në procesin ku ishte kandidati i vetëm në garë.