Kaosi dhe përplasjet e dhunshme që përfshinë sot Kuvendin e Shqipërisë, kanë bërë jehonë në mediat e huaja.
Media greke “Protothema” shkruan se “opozita protestoi sot në Kuvend për zëvendëskryeministren Belinda Balluku dhe zyrtarëve të tjerë të akuzuar për korrupsion”. Edhe “La Stampa” në Itali i qëndron së njëjtës linjë, teksa shkruan: “Përleshje dhe flakadanë shpërthejnë në parlamentin e Shqipërisë pas akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres”.
“Parlamenti shqiptar shpërthen në protesta për shkak të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres”- është titulli i medias britanike “Global Banking & Finance review”, njësoj si “Reuters”.








