Një lëndë plasëse ka shpërthyer mbrëmjen e djeshme gjatë orëve të vona të natës në derën e një banese në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Besnik Hidri” rreth orës 00:35.

Gjithashtu bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme materiale.

Tiranë/Informacion paraprak.

Rreth orës 00:35, në rrugën “Besnik Hidri” në portën e jashtme të banesës të shtetasit T. Q, dyshohet se ka plasur një sasi lëndë plasëse.

Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Nuk ka persona të dëmtuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.