Aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Fushë Krujë-Vorë ka shkaktuar humbjen e jetës së katër të rinjve, mes tyre edhe 24-vjeçari Enrikejd Kurti.
Së fundmi është publikuar fotoja e dy vëllezërve Laçi dhe e mikut të tyre Enrikejd Kurtit, të tre viktima të aksidentit tragjik. Gjithashtu është publikuar edhe makina “Benz” në të cilën ishin 4 viktimat e aksidentit. Makinë e cila u shkrumbua bashkë me të rinjtë nga aksidenti.

Në automjetin tip “Mercedes Benz” ndodheshin dy vëllezërit Enejdi dhe Erildi Laçi, përkatësisht 25 dhe 20 vjeç, si dhe Enrikejd Kurti dhe Andi Laçi, 22 vjeç. Fatkeqësisht, asnjëri prej tyre nuk mundi t’i shpëtonte përplasjes tragjike me një betoniere, pas së cilës automjeti i tyre u përfshi nga flakët.

Mësohet se betonierja sapo kishte dalë nga pika e betonit dhe ndodhej në lëvizje, kur makina e të rinjve e goditi nga pas, duke shkaktuar aksidentin fatal.

Humbja e 24-vjeçarit Enrikejd Kurti, së bashku me shokët e tij, ka tronditur familjarët dhe miqtë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar një dhimbje të madhe në komunitet.
