Lufta në Siri
Media shtetërore siriane tha se shpërthimi i një bombe në qendër të Damaskut vrau të paktën 13 persona dhe plagosi 70 të tjerë.
Shpërthimi goditi dje distriktin Marjeh të kryeqytetit. Pamjet e televizionit tregojnë shtëllunga të mëdha tymi dhe shkatërrime të ndërtesave dhe makinave.
Agjencia shtetërore e lajmeve SANA fajësoi terroristët për shpërthimin, një term i përdorur vazhdimisht nga zyrtarët sirianë për të përshkruar ata që luftojnë për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Bashar al-Assad.
Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër tha më pare së të paktën nëntë vetë kishin vdekur si pasojë e shpërthimit. Dëshmitarët njoftuan gjithashtu për të shtëna në zone menjëherë pas shpërthimit.
Incidenti i sotëm vjen një ditë, pasi Kryeministri sirian, Wael al-Halqi, i shpëtoi një sulmi me bombë kundër autokolonës së tij në perëndim të Damaskut. Nga shpërthimi u vranë gjashtë persona, përfshi pesë civilë.