Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar pas mesnate në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është vendosur një sasi tritoli pranë një banese.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 00:55, në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit, janë shkaktuar vetëm dëme materiale, pa të lënduar në njerëz.

Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Kamëz/Informacion paraprak

Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.