Një shpërthim është regjistruar gjatë ditës së sotme në ambientet e një pike karburanti në Sarandë, duke shkaktuar plagosjen e dy personave.
Sipas të dhënave të para nga vendngjarja, dy të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri tani nuk ka informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.
Ende mbetet e paqartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin. Autoritetet pritet të kryejnë këqyrjen e zonës dhe veprimet hetimore për të përcaktuar rrethanat e ngjarjes.
Incidenti në Sarandë është i dyti i këtij lloji brenda pak javësh. Më 9 shtator, një tjetër shpërthim u regjistrua në një pikë karburanti në zonën e Bërrylit në Tiranë.
Hetimet pritet të përcaktojnë nëse shpërthimi i sotëm lidhet me ndonjë defekt teknik apo me faktorë të tjerë.
