Një shpërthim i një sasie të vogël lënde të dyshuar plasëse ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Bathore.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35 të datës 12 shtator, në rrugën “Rozafa”, ku lënda e dyshuar plasëse ishte vendosur në portën e banesës së një 36-vjeçari.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve të dyshuar.