Një shpërthim i dyshuar nga lëndë plasëse ka ndodhur në banesën e shtetases E.A, në rrugën “Sadik Petrela”, në katin e 9-të, rreth orës 23:45, më 21 dhjetor 2024.
Salla Operative e Policisë ka marrë njoftim për një zhurmë të fortë si shpërthim, dhe shërbimet e policisë kanë reaguar menjëherë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje, forcat e policisë kanë hapur me forcë derën e banesës, pasi nuk ka pasur të pranishëm ndonjë person brenda.
Në ballkonin e banesës, autoritetet kanë konstatuar dëme të dukshme në xhamin dhe vetratën e ballkonit, të cilat dyshohet se janë shkaktuar nga përdorimi i lëndëve plasëse.
