Një shpërthim ka tronditur gjatë orëve të para të mëngjesit zonën e Ksamilit. Një sasi e vogël lënde plasëse dyshohet se është hedhur në oborrin e banesës së një 76-vjeçari, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Policia ka bërë të ditur se ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Ksamil/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 02:45, në oborrin e banesës së shtetasit I. A., 76 vjeç, banues në Ksamil, dyshohet se është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rastit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
