Pasditen e sotme një sasi e vogël lëndë plasëse ka shpërthyer pranë banesës së shtetases Resmije Turku në qytetin e Lushnjes.

Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara aty pranë, ndërsa ky nuk është rasti i parë që një incident i tillë ndodh, pasi kjo shtetase është përballur me të njëjtën ngjarje në 2 nëntor.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.

Rreth orës 18:30, në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë, pranë banesës së shtetases R. T, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme  materiale në dy automjetet e parkuara.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor, për të kryer veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.