Mëngjesin e sotëm është regjistruar një shpërthim me eksploziv. Ngjarja ka ndodhur në ‘Bulevardin Blu’ në Kamëz, ku një automjet tip “Audi Q7” i ishte vendosur lënda plasëse.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se makina ka qenë i parkuar në momentin kur ka ndodhur shpërthimi.

Gjithashtu mësohet se nga shpërthimi paraprakisht raportohet vetëm për dëme materiale në automjet dhe në xhamat e jashtëm të një dyqani pranë tij.