Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë, ku objekt i sulmit ka qenë automjeti në pronësi të bashkëshortes së avokatit Idajet Beqiri, Nexhi Beqiri.

Siç mëson gazetarja e Top Channel, Dorjana Bezat, automjetit dyshohet se i është vendosur tritol, ndërsa rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Mësohet se avokati Idajet Beqiri ndodhet jashtë vendit .

Nuk ka ende informacion të plotë mbi dëmet e shkaktuara apo mbi autorët e mundshëm të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:15, në rrugën “Nikolla Lena”, para një pallati, ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse, e vendosur në automjetin e parkuar në pronësi të shtetases N. B.

Si pasojë, janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.